Public Screening: Prishtina, Kosovo

KOSOVO, Prishtina, public screening hosted by SBunker & Termokiss, 5 May 2018

“Përveç nëse shkojmë ndaj ‘qarkores’, do të thotë fundi i lojës për planetin; fundi i lojës për civilizimin.”

Në bashkëpunim me Termokiss, me 5 maj nga ora 19:00, në Kino ARMATA shfaqim filmin dokumentar “Closing the Loop” me regji të Graham Sheldon.

Dokumentari flet rreth revolucionit të ekonomisë qarkore si një ndër modelet më inovative dhe kryesore të biznesit, që është pjesë e një rrugëtimi radikal për ndaljen e “shterrjes” së burimeve natyrore dhe dëmeve të pakthyeshme ndaj biodiversitetit.

Pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim për tematikën e dokumentarit në mes pjesëmarrësve dhe Wayne Visser – profesor në Institutin e Kembrixh, Indira Kartallozi – realizuese e filmit dhe Artan Mustafa – hulumtues dhe autor në politika e të drejta sociale.

Learn more.